Historia

Historia e Xhamisë së Flums-it

I. Historiku i xhamisë së Flumsit
Të dhënat gojore flasin se shqiptarët në rajonin e Sarganserlandit për herë të parë kanë ardhur diku ka viti 1970. Ndonëse numri i tyre në fillim ishte i vogël, por me kalimin e kohës ajo sa vinte e rritej.Disa prej shqiptarë vetë dëshironin të kryejnë ndonjë obligim fetar siç ishte falja e namazit të bajramit, ata shkonin në disa xhami, ku në të shumtën e rasteve ishin xhami të hapura nga turqit mysliman.Ata nuk kishin mundësi të kryejnë obligimet fetare kolektive siç është p.sh. falja e namazit të xhumasë, për shkak të mungesës së xhamive, por shumë prej tyre obligimit individuale, siç janë falja e namazeve në shtëpi, agjërimi i Ramazanit dhe ibadete tjera, i kryenin pa ndërprerë. [nl]

II. Hapja e xhamisë së parë
Me kalimin e kohës, duke u shtuar dukshëm numri i shqiptarëve, duke e vërejtur nevojën për në lokal, i cili do të shërbente si xhami disa prej personaliteteve shqiptare myslimane filluan të mendojnë në këtë drejtim. Filluan kësaj çështje të ia bëjnë muhabetin. Më në fund, u tubuan disa burra dhe diku ka fundi i vitit 1992 definitivisht kishin vendosur të gjejnë një lokal në Flums dhe ta përshtatin për xhami. [1] Dymbëdhjetë personat, të cilët ishin të pranishëm në këtë tubim ishin zotuar se nëse nuk arrijnë të sigurojnë mjete për pagesën e qirasë, atëherë secili prej tyre do të paguan nga një muaj të qirasë.[2] Ata ishin të mendimit se njëherë të gjendet një lokal, i cili do të adaptohet vetëm për faljen e namazit të xhumasë. [nl] Pas marrjes së këtij vendimi, menjëherë filluan përpjekjet për gjetjen e ndonjë lokali. Kështu për një kohë jo më shumë se dy muaj arritën të gjejnë një lokal, [3] i cili nuk ishte aq i madh dhe shumë i përshtatshëm, porse ata mendonin se mund të i plotësojë nevojat e xhematit. Kjo nismë nga ana e këtyre personave u mirëprit edhe nga një numër i besimtarëve tjerë. Lokali në fjalë kishte nevojë që të adaptohet dhe menjëherë filluan punimet për adaptimin e tij. Kështu, xhemati me një entuziazëm shumë të madh arriti për një kohë të shkurtër që të kryejë punët. Së fundi, në shkurt të vitit 1993 lokali i bë gati për përdorim. Për herë të parë u përdor me fillimin e muajit Ramazan 1414 hixhri/1993.

II. 2. Blerja dhe hapja e xhamisë së re
Me zgjedhjen e kryesisë së re në Ramazan të vitit 2005, filluan gjërat të lëvizin dukshëm. Kështu më 11.12.2005 u mbajt mbledhja e parë, në të cilin u bë pranim-dorëzimi i dokumentacionit Kryesia e re, menjëherë filloi aktivitetet. Punë primare për te ishte zgjerimi i anëtarësisë, zgjerimi i anëtarëve të kryesisë dhe gjithsesi gjetja e një lokali më të përshtatshëm për xhami. Filluan gjërat të ecin përpara. U zgjedh një komision, i cili do të shpërndahet në teren. [nl] Diku kah fundi i vitit 2006, pa pritur askush, del në shitje shitorja MIGROS, e cila gjendej në qendër të fshatit. Në mbledhjen e kryesisë të mbajtur më 10.12.2006, sekretari i kryesisë informon anëtarët se tani ka lindur edhe një mundësi e re, blerja e Migrosit, pasi që ajo ka dalur në shitje. Ky lokal ka gjithsej 420 m katrorë, 150 m janë përdhesë, 150 podrum dhe 120 jasht objektit. [nl] Punët në lokalin e xhamisë vazhdojnë me intensitet të madh, deri sa u bë gati për shërbime në Ramazanin e vitit 2007. Diku ka fundi i Ramazanit u bë edhe shtruarja e xhamisë me qilima enkas për xhaminë, të sjellura nga Turqia. [nl] Menjëherë pas muajit të Ramazanit, më 13.10.2007 (ditë e shtunë) u bë edhe zyrtarisht hapja solemne e xhamisë. Kjo ditë ishte përplot e mbushur me aktivitete. Aktivitetet filluan diku ka ora 10 paraditës, ku xhamia ishte e hapur për vizita nga ana e zvicërranëve. [nl] Me plotësimin e kushteve dhe me kryerjen e punëve në kompleksin e xhamisë, vërehej qartë mungesa e një imami të rregullt, i cili do të udhëhiqte punën fetare dhe edukativo-arsimore në këtë xhami. Kështu që në mbledhjen e mbajtur më datë 22.11.2009 njëzërit u vendos për sjelljen e një imamit të rregullt, për të cilin do të shpallet konkurs. [nl] Pas plotësimit të gjitha kushteve të kërkuara nga organet kompetente, më datë 01.11.2010 imami Irfan Musliu edhe zyrtarisht fillon punën si imam i rregullt në këtë xhami. [nl] Imami është i detyruar të kryen të gjitha obligimet fetare në rajonin e Sarganserlandenit, por me pëlqim paraprak nga kryesia e xhamisë. Detyrat më të rëndësishme të imamit janë falja e pesë kohëve namaz brenda ditës, falja e namazit të xhumasë si dhe arsimimi dhe edukimi i fëmijëve dhe të tjerëve, të ndarë në grupe sipas nevojës. [nl] Pas përfundimit të Ramazanit, imami i rregullt vazhdoi punën e tij dhe aktivitetet me fëmijët, të rinjtë dhe pleqtë. Numri i të interesuarve vetëm sa vjen e shtohet. Kështu gjatë vitit 2012 në mektebin e xhamisë kanë mësuar më shumë se 120 fëmijë meshkuj dhe femra, të ndarë në disa grupe sipas moshës dhe gjinisë.

II.3.2. Mektebi (mësonjëtorja)
Mektebi gjendet në podrumin e xhamisë. Ajo ka një hapësirë prej 35 m katrorë. Në te kryesisht realizohet mësimbesimi islam. Aty realizohet të mësuarit e leximit të Kur’anit, çështjet elementare të fesë islame dhe kurse të natyrave të ndryshme. Mësimi kryesisht zhvillohet në gjuhën shqipe, por sipas nevojës përdoret edhe gjuha gjermane. [nl] Sipas nevojës, imami bën klasifikimin e nxënësve, të ndarë në grupe, sipas moshës dhe gjinisë. Nxënësit meshkuj i mëson imami, ndërsa nxënëset femra i mëson gruaja e tij. [nl] Fëmijët kryesisht mësojnë ditëve të shtunë, të diel dhe të mërkurë. Të shtunave dhe të dielave mësimi zhvillohet pothuaj gjatë tërë ditës, ndërsa ditëve të mërkura vetëm pas dite. Çdo grup i nxënësve merr mësim së paku dy herë në javë.

II.3.3. Dhoma e ndejes (leximorja)
Në podrum të qendrës gjendet edhe dhoma e ndejes ose siç njihet ndryshe dhoma e miqve. Kjo dhomë ka hapësirë prej 35 m katrorë dhe është e shtruar me shtrojë tradicionale shqiptare. Aty gjenden janat të sjellura special nga Shkupi, postuqiat, jastëkët, mangalli etj. Kjo dhomë në këtë formë është e vetme në Zvicërr. Ajo shfrytëzohet për pushime me ulje të rrafshë dhe këmbëkryq dhe në te nuk pihet duhani.

V.1.3. Mësimbesimi islam
Një ndër aktivitetet më të rëndësishme që kryhen në xhaminë e Flumsit është edhe realizimi i mësimbesimit islam. Bazuar në atë se xhamia luan rol edukativ dhe arsimor, atëherë ai këtë e realizon përmes mësimbesimit. Mësimbesimi realizohet me fëmijë, të rritur dhe të moshuar të të dy gjinive. [nl] Aktivitetet në Bashkësinë Kulturore Islamo-shqiptare janë:
1.Falja e pesë kohëve të Namazit.
2.Ligjeratat të xhumave dhe të shtuneve
3.Ligjerata të shtuneve në mbrëmje për të rinjët.
4.Mësim besimi Islam dhe mësimi i kuranit për nxënësit e vegjël, të rinjët , të moshuarit ,

Grupi 1 Moshës 7 – 12 Vajzat. Gjithsejë janë 73 nxënëse
Grupi 2 Moshës 7 – 12 Djemt. Gjithsejë 49 nxënës.
Grupi 3 Moshës 13 – 16 Vajzat. Gjithsejë 15 Vajza që i mëson Hoxhenica e xhamisë.
Grupi 4 Moshës 13 – 16 Djemt. Gjithsejë 18 djem
Grupi 5 Moshës 16 – 30 Rinia. Gjithsejë 40 të rinjë.
Grupi 6 Moshës 30 – 70 të Moshuarit dhe Pleqtë. Gjithseë 13 Burra.
________________________________________
[1] Tubimi ishte në shtëpinë e Jakup Shabanit nga Miratoca. Prezent aty ishin dymbëdhjetë burra: Rexhep Nuhiu, Jakup Shabani, Hasip Ismaili, Rexhep Xhelili, Ali Destani, Naim Dehari, Muharrem Dehari, Memet Dehari, Daut Elmazi, Shenasi Bajrami, Sulltan turku (duhet verifikuar këto emra)
[2] Qiraja e lokalit ishte 600 (gjashtëqind) franga zvicërane për muaj.
[3] Ky lokal ishte në rrugën (Maltinastrasse 12, 8890 Flums)